Lajme

Abelard Tahiri: Kurti po sillet si zëdhënës i disa proceseve administrative

08/03/2021 10:50
nga:M K

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë derisa debatohet për 100 ditëshin e qeverisë se nuk janë as 10 ligje që kanë kaluar në kuvend gjatë kësaj legjislature.

“Shumicën e debateve që kemi folur për këto katër muaj janë iniciativa të opozitës, debate parlamentare, interpelanca që ka thirr opozita, përndryshe do të ishim në pushim të gjatë. Dhjetë ligje nuk e di se a kanë kaluar në Kuvendin e Kosovës. Mund të flasim edhe për 100 ditëshin e opozitës. Kryeministri më shumë po sillet si zëdhënës i disa proceseve administrative”, është shprehur ai.

“Sot jemi dhe po kërkojmë përgjegjësi më të madhe nga kjo qeveri dhe kryeministri. Vendi ka nevojë për një qeverisje më dinamike dhe rimëkëmbje ekonomike. Jemi i vetmi vend në rajon që një pako të plotë ekonomike nuk e kemi implementuar”.

Tahiri është shprehur se fajtore për këtë nuk është vetëm qeveria aktuale.

“Nuk e fajësoj qeverinë Kurit në ploti sepse në pandemi kemi pasur tre qeveri. Jemi vendi me më së paku të vaksinuar në rajon dhe në botë. Qeveria t’i shtojë ekipet dhe të bëhet i mundur vaksinimi sa më i madh para shtatorit”.