Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka mbajtur sot një konferencë për media.
Ai ka kritikuar qasjen e deritanishme të qeverisë në përgjithësi e të kryeministrit Kurti në veçanti, përcjell GazetaBlic.
Ndër të tjera ai tha se Kurti duhet t’i lë vizitat në Shqipëri, në Lezhë e Gjirokastër, pasi ato janë përditë aty, ndërsa Brukseli jo.
“E ftojmë Kurtin ta lë Lezhën e Gjirokastrën e këto tjerat, pasi janë aty përditë. Ai duhet ta vizitojë Brukselin”, shtoi tutje Tahiri.
LEXO EDHE:
Tahiri: PDK inicon tri debate parlamentare për gjendjen alarmante të pandemisë në Kosovë
/GazetaBlic/