Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka thënë se nëse Kurtin dëshiron ta bëjë qeverinë, duhet ta ndajë pushtetin dhe dikë dhe kjo nuk i konvenon, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se bllokimi i Kuvendit nënkupton mos lejim të ndarjes së pushtetit me dikë tjetër, e zhbllokimi i tij formim të një qeverie të dobët.
“Tash jemi në procesin e Qeverisë “ Ku Ku Kurti” sepse për ata prioritet para çdo gjëje është fajsimi i të tjerëve … ku ku bre a po e sheh çka po na bojnë – thonë ata”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Postimi i tij i plotë:
1. Qeveria Kurti vazhdon me qeverisë e vetme me vendin pa e nda pushtetin me askend. Nëse e krijon Qeverinë duhet ta ndaj pushtetin me diken, kjo nuk po i konvenon.
2. Bllokimi i krijimit të Kuvendit do të thot për VV-në mos lejim për ta nda pushtetit me diken tjetër.
3. Zhbllokimi i procesit për VV- në do të thotë ktijim i një Qeveri të vogël e të dobët. Kurti po mendon më mirë hiç se një Qeveri të vogël që nuk i dihet e nesërmja.
4. Sa më shumë zgjatë kjo “bllokadë” si budallaki politike aq më pak apsurde do të duket çfardo zgjidhje që do të ndodh më pas qoftë edhe shkuarje në zgjedhje.
5. Tash jemi në procesin e Qeverisë “ Ku Ku Kurti” sepse për ata prioritet para çdo gjëje është fajsimi i të tjerëve … ku ku bre a po e sheh çka po na bojnë – thonë ata
6. Populizmi lind autokraci, viktima e parë është demokracia – pytni mediat nëse nuk besoni.
7. Çdo e keqe në këtë vend po reduktohet sepse në Kuvend “të gjithë kanë faj”. VV-ja po e mbron veten nga çdo dështim me fajsim të krejtve, “qe spo na lon me bo Qeveri”


