Lajme

Abdullahu: Kadare e mirëpërdorte autoritetin e tij për tu angazhuar për Kosovën

07/04/2024 21:47
nga:Sh R

Historiani Durim Abdullahu ka folur për jetën dhe veprën e shkrimtarit më në zë shqiptar, Ismail Kadare, i cili vdiq më 1 korrik të këtij viti.

Abdullahu tha se Kadare ishte një shkrimtar i angazhuar, ku një pjesë e veprës së tij, siç tha ai, është tek eseistika dhe publicistika, teksa shtoi se edhe vet publiku shqiptar, në një mënyrë e ka ngacmuar vazhdimisht Kadarenë duke i kërkuar mendime e qëndrime të tij për çëshjte të caktuara.

‘Po ashtu, fakti që Kadare ka sjellë një mendim shumë autentik në diskursin publik shqiptar. Janë tre emra, Qosja, Demaçi dhe Rugova që kanë qenë tri autoritete, janë edhe pas vdekjes dy prej tyre, vështirë të kontestueshëm, por Kadare në momente të caktuara e ka pasur gjithë guximin intelektual që të përballet edhe me ta”.

“Le ta evokojmë këtu vetëm një prej veprave të tij të të botuar në dekadën e fundit sa ishte gjallë që nuk janë nga ato vepra autoriale të shkruara, por nga ato vepra me materiale “Mbi krimin në Ballkan”. Janë botuar korrespodencat e Kadaresë në periudhën e viteve të luftës në Kosovë me personalitete me peshë në politikën ndërkombëtare, ku ky në një mënyrë shumë të hollë mirëpërdorte autoritetin e tij për tu angazhuar për çështjen e Kosovës”, tha Abdullahu në Rubikon në Klan Kosova.