Lajme

Abdixhiku për Kurtin: Ndjej keqardhje për një figurë të tillë politike

03/23/2023 20:51
nga:Y I

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur në lidhje me debatin që pati në seancën e sotme plenare me kryeministrin Kurti.

Abdixhiku tha se ndjen keqardhje për Kurtin sepse e ka hedhur poshtë kauzën që ka patur për 15 vite me radhë.

“Unë ndjej keqardhje shumë per një figurë të tillë politike. T’i lësh familjet e protestuesve dhe të tjerëve plot në vuajtje të përjetshme, të djegësh vendin, të sulmosh institucionet, t’i humbësh ardhmërinë këtij vendi për 10 vjet të plota, dhe në fund. Me një intervistë të vetme të zhbësh gjithë karrierën politike. Nga “jo asociacion” në “ka Asociacion”, unë ndjejë keqardhje për karrierën e tij. Karriera e tij ka pësuar ndryshim radikal”, deklaroi Abdixhiku.

Tutje Abdixhiku foli edhe për dy letrat e presidentëve amerikanë ku flisnin për marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke.

“Në dy letrat e fundit te presidentëve amerikanë flisnin për marrëveshje me njohje në qendër. Kalon nje periudhë kohore dhe është momenti, por tashmë ka ikur ky moment.

“Qeveria e Kosovës dhe Albin kurti në fillim ka kerkuar marrëveshje përfundimtare, ligjërisht të obligueshme me njohje reciproke por pastaj me situatat e ndodhura në veri ka ndryshuar gjithçka” deklaroi Abdixhiku raporton Gazeta Blic.