Lajme

Abdixhiku takohet me Emisarin e Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, flasin për situatën aktuale në vend

07/05/2024 12:35
nga:Y I

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš.

Në njoftimin e lëshuar nga LDK thuhet se Abdixhiku dhe Franges kanë diskutuar për situatën aktuale politike në vend dhe qëndrimin e Lidhjes Demokratike lidhur me këto ngjarje.

“Gjithashtu u diskutua edhe lidhur me mundësitë e bashkëpunimit dhe thellimit të raporteve mes Kosovës dhe Sllovenisë, vend ky i cili ka ndihmuar Kosovës në proceset shtet-ndërtuese dhe zhvillimore të saj”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Njoftimi i plotë: