Lajme

Abdixhiku priti të dërguarin e posaçëm të Qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin

09/14/2022 17:21
nga:Astrit Gashi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është takuar sot me të dërguarin e posaçëm të Qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Gjatë takimit u diskutua për procesin e dialogut Kosovë – Serbi, me ç’rast kryetari Abdixhiku vlerësoj lartë angazhimin e shtuar të Qeverisë gjermane në proces të dialogut si dhe në çështjen e liberalizimit të vizave.

Po ashtu temë e diskutimit ishte edhe Procesi i Berlinit ku kryetari Abdixhiku rikonfirmoi që LDK mbështet bashkëpunimin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor brenda Procesit të Berlinit, ku të gjitha vendet trajtohen barabarësisht.

LDK mbetet e përkushtuar dhe e gatshme për bashkëpunim me aleatët ndërkombëtar për proceset jetike të vendit.