Lajme

Abdixhiku priti në takim shefin e misionit të EULEX-it, e njofton me prioritet e LDK-së

07/09/2021 17:44
nga:Y I

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim shefin e misionit të EULEX-it, ambasadorin Lars-Gunnar Wigemark, raporton Gazeta Blic.

Kryetari Abdixhiku e njoftoi z. Wigemark për prioritetet e LDK-së me theks të veçantë në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, për përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet e tetorit, si dhe prioritete tjera që ndërlidhjen me fushën e integrimit evropian dhe euroatlantik.

Njoftimi i plotë:

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga anëtarët e Kryesisë, z. Tahiri dhe z. Murtezaj ka pritur në takim shefin e misionit të EULEX-it, ambasadorin Lars-Gunnar Wigemark.

Kryetari Abdixhiku e njoftoi z. Wigemark për prioritetet e LDK-së me theks të veçantë në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, për përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet e tetorit, si dhe prioritete tjera që ndërlidhjen me fushën e integrimit evropian dhe euroatlantik.

Ambasadori Wigemark ritheksoi se EULEX-i do të vazhdoj të mbetet përkrahës i institucioneve të Kosovës në sundimin e rendit dhe ligjit si dhe njëkohësisht e falënderoi kryetarin Abdixhiku për bashkëpunimin.