Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur për media pas takimit me kryeministrin Kurti.
Ai ka shpalosur detaje nga ky takim, duke thënë se së bashku me nënkryetarin Haziri, ia propozuan një ofertë të tyre lidhur me dialogun, përcjell GazetaBlic.
Gjithashtu, ai konfirmoi se nuk do të marrin pjesë në dialog, pasi Kosova nuk ka nevojë për ekip negociator. Krejt kjo, pasi shteti ynë gëzon qeverinë.
“Kosova nuk ka nevojë për ekip negociator. E ka qeverinë e saj. Ne do të kërkojmë llogari nga Kurti çdoherë, para dhe pas çdo dialogu, pasi kështu jemi dakorduar sa ishim edhe në opozitë.
Ajo që është e rëndësishme për ne, do ta shihni edhe në dokumentin që do të shpaloset pas konferencës, pjesëmarrja e SHBA-së në dialog është e pakontestueshme”, tha ndër të tjera Abdixhiku.
LEXO EDHE:
/GazetaBlic/


