Lajme

Të premten vijnë edhe 100 mijë vaksina anti-COVID në Kosovë

05/26/2021 11:40
nga:M K

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë takimit virtual që zhvilloi me kryetarët e komunave ka konfirmuar se ditën e premte do të vijnë vaksina të reja anti-COVID.

Ai ka bërë të ditur se do të vijnë 100 mijë vaksina ditën e premte.

“Ministri Vitia tha se aktualisht tema kryesore jona është procesi i vaksionimit dhe pritet që të premten të vijnë edhe 100.000 vaksina të reja ku do të nis procesi i vaksionimit në masë të qytetarëve”, bëhet e ditur në njoftimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Poashtu bëhet e ditur se janë lehtësuar procedurat për aplikim për vaksinim.

“Poashtu tani kemi lehtësuar edhe procedurat për aplikim për vaksionim në platformën e-kosova por edhe komunat kanë ndihmuar në regjistrimin e të moshuarve për procesin e vaksionimit”, citohet të ketë thënë Vitia.

Ministri Vitia ndërkaq ka aprovuar kërkesën e kryetarëve të komuanve që të hiqet ora policore dhe nga 15 qershori të lejohen ahengjet me fillim në sezonës së verës kur do të vijnë edhe mërgimtarët.

Poashtu pritet që lokalet të lejohen të punojnë deri në ora 24:00 e natës.

LEXO EDHE:

LAJMI I FUNDIT: Hiqet ora policore!