Lajme

Abdixhiku pas tubimit të LDK-së: Faleminderit Pejë!

11/09/2024 13:48
nga:Y I

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar në profilin e tij një fotografi nga tubimi që sot e ka mbajtur në qytetin e Pejës.

Abdixhiku ciklin e tubimeve nëpër Kosovë e ka nisur me Prishtinën ku edhe ka prezantuar kandidatët për deputetët dhe do të vazhdojë në secilin qytet të Kosovës.

Pas Prishtinës dhe Vitisë, Abdixhiku sot ka qëndruar në Pejë dhe ka falënderuar përkrahësit e partisë nga ky qytet.

“Faleminderit Pejë! “, ka shkruar kreu i LDK-së.

 

LDK me tubim të madh në Pejë, Abdixhiku: Jemi në shtëpinë e fitimtarëve, keni qenë gjithmonë me ne