Lajme

Abdixhiku pas takimit me sindikalistët: Ndalja e pagave është joligjore, s’kemi nevojë për konflikte

09/02/2022 11:43
nga:Genita C

Lumir Abdixhiku e ka pritur në takim kreun e SBASHK-ut, Rrahman Jasharin. Kryetari i LDK-së ka kërkuar dialog për të tejkaluar situatën e krijuar.

“Ne kemi nevojë për dialog. Gjëja e fundit që konsiderojmë është penalizimi i fëmijëve” ka thënë Abdixhiku pas takimit.

Jasharaj nga SBASHK e ka kritikuar Qeverinë për situatën e krijuar.

“Qeveria po mundohet ta shtypë zërin sindikal”, ka thënë Jasharaj pas takimit.

Nga angazhimi i Vjosa Osmanit, deri te takimet me liderët e partive politike – Jasharaj: Në këto rrethana do të ndërpritet greva në arsim