Lajme

Abdixhiku pas takimit me kandidatët e komunave: Në Pejën e Dukagjinit u zotuam për rikthimin e madh të shtëpisë së madhe

08/20/2021 22:16
nga:M K

Ashtu siç edhe ka raportuar gjatë pasditës GazetaBlic, ashtu edhe ndodhi.

Çka po ndodhë në LDK? Kryetari, kryesia dhe kandidatët për kryetarë zbarkojnë në Pejë te Gazmend Muhaxheri

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një takim me të gjithë kandidatët për kryetarë komunash, përcjell GazetaBlic.

Ata ishin mysafirë të kreut aktual të Pejës, Gazmend Muhaxheri. Pas mbledhjes, kreu i partisë, Lumir Abdixhiku, përmes një komunikate në rrjetin social “Facebook” konfirmoi rrjedhën e takimit, duke thënë se bashkuan forcat dhe u zotuan për rikthimin e madh të siç e ka quajtur ai, shtëpisë së madhe.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Erdhëm në Pejën e Dukagjinit, bashkë me gjithë kandidatët e LDK-së nëpër komunat Kosovës dhe me anëtarët e Kryesisë Qendrore. Gjatë pasdites e mbrëmjes, ndamë përvojat, morrëm detyrat, bashkuam forcat e u zotuam për rikthimin e madh të shtëpisë së madhe.
LDK në këto zgjedhje garon me ekipin më të kualifikuar në vend. Njerëz me integritet, përvojë, dije e vullnet të jashtëzakonshëm për ti shërbyer vendit. Kemi dëgjuar, po dëgjojmë, po kthehemi.
Në këtë garë kemi gjashtë kryetarë aktual shembuj puna e të cilëve njeh vetëm mbështetje qytetare. Për herë të parë në historinë politike në vend, kemi tri gra kandidate e dy anëtarë të mërgatës që me dijen e bagazhin e tyre i sjellim vendit risi. LDK ka dhe veprimtarë të devotshëm e ekipe asambleistësh të përkushtuar nëpër gjithë Kosovën.
Mobilizimi ynë fillon tash. Të gjithë, për të gjithë.
Me besim në Zot, me dashuri për shtet, me lidhje të fortë ndaj njëri tjetrit e bashkë tek qytetarët tanë, Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon mbështetjen e secilit prej jush.

/GazetaBlic/