Lajme

Çka po ndodhë në LDK? Kryetari, kryesia dhe kandidatët për kryetarë zbarkojnë në Pejë te Gazmend Muhaxheri

08/20/2021 17:53
nga:M K

Zgjedhjet lokale të 17 Tetorit po afrohen edhe më shumë, andaj partitë veçse po bëjnë hapa konkretë drejt organizimit sa më të mirë.

Kësaj radhe, Lidhja Demokratike ka vendosur që një nga takimet e përbashkëta me kryesinë dhe me kandidatët për kryetarë për secilën komunë të mblidhet në Pejë, përcjell GazetaBlic.

Siç mëson GazetaBlic, aty do të jetë edhe kryetari Abdixhiku si dhe anëtarët e kryesisë.

Tutje, GazetaBlic merr vesh se një nga pikat kryesore është organizimi i zgjedhjeve, por nuk përjashtohen as pika të tjera eventuale.

“Po, është e vërtetë. Na kanë ftuar në takim nga ora 18:00. Si pikë kryesore pritet të jetë organizimi i zgjedhjeve, ndërsa do të na mirëpresë kreu aktual i Pejës, Gazmend Muhaxheri”, i ka thënë ndër të tjera portalit GazetaBlic ky burim.

Gjithsesi, ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo informacion lidhur me takimin e sotëm të Lidhjes Demokratike.

Më poshtë edhe pamjet e siguruara nga GazetaBlic.

/GazetaBlic/