Lajme

Abdixhiku paralajmëron rikthim të madh të LDK-së në zgjedhjet lokale

06/09/2021 21:26
nga:Y I

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë publike emrat e tetë kandidatëve për kryetarë të komunave që u zyrtarizuan sot, shkruan Gazeta Blic.

Abdixhiku thotë se këta janë tetë kandidatura fituese, profesionistë me integritet dhe udhëheqës të jashtëzakonshëm.

Ai tuje ka paralajmëruar rikthim të madh të LDK-së në zgjedhjet lokale.

Postimi i plotë:

Gazi për Pejën.
Imriu për Lipjanin.
Përparimi për Prishtinën.
Ekremi për Podujevën.
Sokoli për Vitinë.
Xhafa për Vushtrrinë.
Burimi për Fushë Kosovën.
Ardiani për Suharekën.
Këto janë tetë kandidaturat e para. Tetë kandidatë fitues; tetë zgjedhje adekuate të problemeve më bazike të qytetarëve tanë. Kandidatët e LDK-së janë njerëz të dëshmuar në secilin rol brenda e jashtë politikës. Janë profesionistë me integritet, udhëheqës të jashtëzakonshëm – Kryetarë që i kërkojmë e kemi kërkuar kaherë.
Lidhja është gati. Rikthimi i madh po vjen.
Të tjera kandidatura shumë shpejtë.