Lajme

Abdixhiku nga Istogu: LDK vjen me program zhvillimor e jo propagandë

06/02/2026 20:32
nga:G B

Kandidati për Kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku pas Mitrovicës ka mbajtur tubim në qytetin e Istogut.

Ai nga këtu foli për programin qeverisës, e që sipas tij LDK vjen me program zhvillimor, e jo propagandë para qytetarëve.

‘’Nuk kemi ardhur as me ankesa e arsyetime. Kemi ardhur me plan. Me program. Me zotime konkrete. Me përgjegjësi të plotë. Me bindjen e palëkundur se Kosova mundet më shumë. Se Kosova meriton më shumë’’, tha Abdixhiku.