Lajme

Abdixhiku në darkë pune me deputetin gjerman: Folëm për rigjetjen e rrugës integruese të Kosovës

05/30/2024 23:05
nga:G C

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në darkë pune deputetin gjerman të Bundestagut, Peter Beyer.

Abdixhiku ka thënë se deputeti Beyer është një nga “kontribuesit më të mëdhenj” në Ballkanin Perëndimor.

“Peter ka qenë zë i pandalshëm avokues i Republikës së Kosovës dhe popullit tonë në katër mandatet paraprake në Bundestag dhe të gjitha funksionet brenda CDU-së”, ka thënë Abdixhiku.

Kreu i LDK-së ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për programin politik euroatlantik, për domosdoshmërinë e rigjetjes së rrugës integruese të Kosovës, e për bashkëpunimin ndërpartiak.

“Do të shihemi së shpejti në Berlin”, ka përfunduar kryetari i LDK-së.