Lajme

Statovci: Në veri paguajnë për rrymën e dritat, e ata që dyshuan e kritikuan, moti u janë fikur dritat

10/06/2024 22:01
nga:G B

Deputetja e Guxo, Jeta Statovci, ka thënë se në veri më nuk fryn erë kontrabande e as erë krimi, por era e sovranitetit, raporton Gazeta Blic.

Ajo ka thënë se atje është pajtimi me realitetin e bindja ndaj institucioneve.

Deputetja ka shtuar se në veri rezistuan por më në fund paguajnë për rrymën e dritat, ndërsa ata që dyshuan e kritikuan, u janë fikur dritat prej kohësh.

Postimi i saj i plotë:

Në veri më nuk frynë erë kontrabande. As erë krimi. Në veri tashmë frynë era e sovranitetit. E pajtimit me realitetin. E bindjes së institucioneve. Ngadal, por sigurt. Dritat që ndizen, e që faturohen. Ata që rezistuan më në fund paguajnë për rrymën e dritat. Kurse, për ata që dyshuan e kritikuan, atyre moti u janë fikur dritat