Lajme

Abdixhiku: “LDK ju dëgjon” është platforma e vetme e komunikimit me qytetarët

05/05/2023 21:59
nga:Y I

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka marrë pjesë në shënimin e 33-vjetorit të themelimit të partisë në Ferizaj.

Ai ka thënë se LDK është platforma e vetme e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarë.

“LDK ju dëgjon” sot është platforma e vetme e komunikimit politik të drejtëpërdrejtë me qytetarë. Sot ishim në Ferizaj.Në një organizim jashtaelektoral, pjesëmarrja kaq e lartë e qytetarëve, e veprimtarëve është shenjë e qartë që po na përcjellë në çdo anë. Puna e Visar Azemit në Ferizaj, ndërsa, po merr mbështetje nga çdo gjeneratë.Po dëgjojmë e po flasim, siç po shpalosim idetë tona për të ardhmen. Kosova e qytetarët tanë janë në kërkim të një alternative që jep shpresë e zhvillim. Këtë alternativë e kemi detyrim ta shtrojmë sa më fort e sa më parë” shkruan Adixhiku në Facebook raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

“LDK ju dëgjon” sot është platforma e vetme e komunikimit politik të drejtëpërdrejtë me qytetarë. Sot ishim në Ferizaj.

Në një organizim jashtaelektoral, pjesëmarrja kaq e lartë e qytetarëve, e veprimtarëve është shenjë e qartë që po na përcjellë në çdo anë. Puna e Visar Azemit në Ferizaj, ndërsa, po merr mbështetje nga çdo gjeneratë.

Po dëgjojmë e po flasim, siç po shpalosim idetë tona për të ardhmen. Kosova e qytetarët tanë janë në kërkim të një alternative që jep shpresë e zhvillim. Këtë alternativë e kemi detyrim ta shtrojmë sa më fort e sa më parë.

Sot, shënuam dhe 33 vjetorin e organizimit tonë në Ferizaj. Idetë e djathta, shtetare e të kohës, vazhdojnë të jenë vlera që na shoqërojnë 33 vite pas.