Lajme

Abdixhiku: Kosova është e zymtë, po shndërrohet në provincë rajonale

04/23/2024 22:32
nga:G B

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, në emisionin Rubikon ka folur rreth qeverisjes trevjeçare të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Abdixhiku tha se “Kosova është e zymtë dhe se po shndërrohet në provincë rajonale”.

“Mungesa e investimeve, mungesa e shpresës, mungesa e lajmeve të mira, mungesa e ndryshimit konkret. Nuk janë pak katër vite përbesë”, tha Abdixhiku.

“Për një gjeneratë si e jona dhe të tjerat, katër vite janë të jashtëzakonshme me i harxhuar në fjalë koti”, tha Kreu i LDK-së në Klan Kosova.