Lajme

“Abdixhiku ka filluar të marrë frymë si Albin Kurti, është bërë imitues i verbër i tij”

02/08/2023 22:54
nga:G C

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, vazhdimisht tenton ta imitojë kryeministrin Albin Kurti.

Ai në Debat Plus, tha se Abdixhiku, “është bërë imitues i verbër i Kurtit”.

“Ajo cka vërej te zotëri Abdixhiku, se ka fillu të marrë frymë si Albin Kurti, është bërë imitues i verbër i tij. Kosova nuk ka nevojë për opozitë e cila së paku ka fillu edhe diskursin dhe mimikën ta ketë si Albin Kurti”, ka thënë ai.

Atij iu bashkua kolegu i tij partiak, Mefail Bajqinovci, i cili tha se “Abdixhiku është kopje e dobët e Kurtit”.

Bajqinovci: LDK duhet të distancohet nga Isa Mustafa, ai e ka shkelur Kushtetutën