Lajme

Abdixhiku: Ju faleminderit!

06/06/2026 23:47
nga:Gazeta Blic

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka falënderuar mbështetësit e partisë gjatë fushatës elektorale.

“Tani, vendimi është në duart tuaja. E nesërmja e Kosovës është e bukur!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Ju faleminderit!

Për mbështetjen në këtë fushatë. Për inkurajimin, për dorështrëngimin, për fjalën e mirë, për besimin.

Për çdo takim në rrugë, në lagje e në shesh. Për çdo buzëqeshje, për çdo përqafim, për çdo kritikë të sinqertë e çdo shpresë të ndarë bashkë.

Këtë rrugëtim nuk e bëmë duke ndarë njerëz. E bëmë duke i bashkuar. Nuk e bëmë me zhurmë e mllef. E bëmë me besim se Kosova ka një rrugë të ndritur përpara.

Sonte, para heshtjes zgjedhore, kam vetëm mirënjohje për njerëzit tanë. Për besimin. Për energjinë. Për shpresën.

Tani, vendimi është në duart tuaja.
E nesërmja e Kosovës është e bukur!

Dritë do të ketë!