Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, bashkë me kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin, kanë mbajtur takim me qytetarë në Vojnovc të Shtimes, raporton Gazeta Blic.
“As shiu nuk i kishte ndalur. Sepse kur ka besim, rruga bëhet më e fortë se moti”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Në Vojnovc të Shtimes u ndalëm mes shumë qytetarëve që na prisnin zemërhapur. As shiu nuk i kishte ndalur. Sepse kur ka besim, rruga bëhet më e fortë se moti.
Ju faleminderit për pritjen e ngrohtë që po na bëni gjithandej.
Vjosa dhe unë kemi nisur një gjysmë rruge. Gjysmën tjetër duhet ta bëjmë bashkë. Me ju.


