Lajme

Abazi “zbulon” arsyen për ekstraterritorialitetin e kishave serbe, lidhet me arin

03/02/2023 13:24
nga:Genita C

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi në një shkrim në Facebook ka thënë se në çdo vend ku ka pasuri e minerale nëntoksore në tokën e Kosovës, krajli serb ka vendosur kolonizatorë serbë. 

“Grancanica, Novobërda, Peja, Mitrovica, Shterpca, Kllokoti, Obiliq dhe vendet tjera ku ka ari, argjend, krom, boksit, linjit, minerale të rralla”, ka shkruar Abazi.

Sipas tij, kjo është arsyeja e ekstraterritorialitetit për pronat e kishës ortodokse.

“Kjo është forma për mos me lanë Kosovën me u zhvillu e me u largu popullata shqiptare”, përfundon Abazi.