Lajme

Abazi: Deklarata e Haxhiut ishte mjerim

02/16/2023 22:22
nga:G B

Mjerim dhe ndërhyrje në drejtësi, e ka quajtur deklaratën e ministres Albulena Haxhiu, deputeti Haki Abazi.

Haxhiu kishte thënë se Abazi duhet të ftohet nga prokuroria për të dhënë deklaratë në lidhje me deklaratën e tij se e di se kush i ka marrë mostrat e Astrit Deharit.

Abazi, ka thënë se ministrja Haxhiu është ngutur në deklaratën e saj.

“Mjerim, mjerim, një ministre që thotë se kam dërguar te prokurori i shtetit, ky është interferim drejtpërdrejt, sigurisht që e ka bërë në afekt, sepse e kam përmendur emrin e saj që i bie përgjegjësia hierarkike për institutin i bie Haxhiut”, ka thënë ai.

Abazi ka thënë se nuk i ka parë videot e zhdukjes së mostrave dhe se vetëm i kanë treguar për to.