Lajme

AAK nesër mban konferencë për media

03/11/2026 19:20
nga:G B

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, nesër do të mbajë konferencë për media, raporton Gazeta Blic.

Konferenca do të mbahet në ora 10:00, në oborrin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Nuk dihet arsyeja e konferencës.

“Ju njoftojmë se nesër, në ora 10:00, Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri do të mbajë konferencë për media.

Konferenca do të mbahet në oborrin e Kuvendit të Republikës së Kosovës (hyrja nga Sheshi Ibrahim Rugova)”, thuhet në njoftim.