Lajme

AAK kërkon dorëheqjen e Qeverisë, pas dështimit të Trustit

06/23/2022 17:38
nga:G B

Grupi parlamentar i AAK-së ka thënë se sot Qeveria do të duhej të dorëhiqet, pas dështimit të kalimit në Kuvend të tërheqjes së Trustit, raporton Gazeta Blic.

Përmes një njoftimi për media, AAK ka thënë se sot ytetari i Kosovës u godit pas shpine, i cili edhe ashtu është në gjendje të vështirë ekonomike.

Njoftimi i plotë:

Grupi parlamentar i AAK-së shpreh zhgënjimin e thellë me mosvotimin e nismës për tërheqje të 30% të kursimeve pensionale.

Varfërimi dhe goditja e vazhdueshme ndaj shtresës së mesme të shoqërisë, dhe atyre në varfëri të skajshme po vazhdon edhe me këtë vendim nga ana e shumicës parlamentare.

Sot, qytetari i Kosovës u godit pas shpine, i cili edhe ashtu është në gjendje të vështirë ekonomike.

AAK do të vazhdojë të jetë përkrah qytetarëve të Kosovës, me bindje dhe votim të politikave në dobi të interesit qytetar.

Sot, Qeveria do të duhej të dorëhiqet!