Lajme

AAK: Kemi kërkuar që ministrja Gërvalla të dëshmojë në komision për shkarkimin e ambasadorëve

05/20/2021 16:11
nga:M K

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka konsideruar si të paprecedentë dhe të papjekur politikisht aktin e shkarkimit të 12 ambasadorëve dhe konsujve të Kosovës nga shtetet e tjera.

Deputetja Time Kadrijaj tha se kanë kërkuar që ministrja të raportojë në mbledhjen e ardhshme të Komisionit për Punë të Jashtme për këtë çështje.

“Veprimi është i paprecedentë dhe i papjekur politikisht që do të ketë ndikim në politikën e jashtme të Kosovës”.

“Kam kërkuar që në mbledhjen e ardhshme të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ministrja të përgjigjet para komisonit për fshesën e zeezë dhe largimin e ambasadorëve”.

“Mendojmë që është e papranueshme që në një shtet demokratik, në një kohë të ndishme të mbesim pa përfaqësim në vendet të tjera. Kjo është politika e partisë-shtet”, ka thënë ajo para mediave.

“Largimi i ambasadorëve në mes të detyrës dobëson pozitën e Kosovës dhe e dëmton ndërtimin e partneritetit me shtetet e tjera pritëse. Kjo d.m.th se ne po e dëmtojmë subjektivitetin tonë”.

LEXO EDHE:

Haki Abazi – Haradinajt: Cili shërbim sekret të ka kthyer nga burgu në Francë drejt e në kryeministri?