Lajme

AAK-ja nuk merr pjesë në takimin e thirrur nga Osmani për zgjedhjet në veri

12/10/2022 13:38
nga:Y I

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të merr pjesë në takimin e thirrur nga presidentja, Vjosa Osmani, për konsultim lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

“Qëndrimi i AAK-së për zgjedhjet në veri është që ato të shtyhen sepse kemi vlerësuar se nuk është momenti i përshtatshëm për mbajtjen e tyre. Këtë qëndrim e kemi bërë publik tash e sa ditë. Duke pasur parasysh këtë qëndrim, nuk e vlerësojmë të nevojshme pjesëmarrjen e AAK-së në takim me Presidenten”, tha Xhemaili./KP/

Zgjedhjet në Veri, Osmani do të takojë sot partitë politike për konsultim