Lajme

Zgjedhjet në Veri, Osmani do të takojë sot partitë politike për konsultim

12/10/2022 12:50
nga:Y I

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takojë sot partitë politike për konsultim lidhur me zgjedhjet komunale në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Takimi pritet të mbahet nga ora 14:30, raporton Gazeta Blic.

Ky takim do të jetë i mbyllur dhe mediave u është bërë me dije se mund të marrin pamje në fillim të takimit.

Kujtojmë se SHBA-të dhe Gjermania kanë bërë kërkesë për shtyrjen e zgjedhjeve pas incidenteve të ditëve të fundit në Veri të vendit.

Ndërsa nga KQZ-ja u konfirmua sot se nuk kanë dhënë rekomandim për shtyrjen e zgjedhjeve në Veri.

/Gazeta Blic/

 

KQZ: Nuk ka rekomandim për shtyrjen e zgjedhjeve në veri