Lajme

Asociacioni / Doarsa Kica me kërkese interesant: Ju lus të filloni me screenshots të statuseve të deputetëve të VV-së

02/02/2023 12:09
nga:N M

Doarsa Kica Xhelili deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka bërë një kërkese interesant duke ftuar secilin që të bëjë screenshots statuset e deputetëve të VV, raporton Gazeta Blic.

Ajo ka thënë se këtë duhet bërë për shkak se qëndrimet e tyre për Asociacionin, nuk janë tashmë të njëjta me qëndrimin e kryeministrit të Kosovës për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe.

Thirrja e plotë:

Ju lus të filloni me screenshots të statuseve të deputetëve të VV që bien në kundërshtim të PLOTË me fjalimin e sotëm të kryeministrit lidhur me Asociacionin.
Do të na duhen gjatë moralizimeve të ardhshme.