Lajme

“A ta ka rrokë lemza najkan te shtëpia”- Debat i fortë mes Gold Ag dhe gazetarit Vullnet Krasniqi!

06/20/2024 22:10
nga:Y I

Fyerje dhe ofendime u bënë nga këngëtari i njohur Gold Ag pas një “videokomentimi” të gazetarit Vullnet Krasniqi, ku ai i referohet atij si “debill këngëtar”.

Reagimi i menjëhershëm erdhi nga Arian Agushi (Gold Ag), duke iu kundërpërgjigjur me një ton të ashpër dhe duke shprehur zemërimin e tij për komentet e gazetarit.

“A po të qeshet. A i ke pa komentet, a ta ka rrokë lemza najkan te shpia. Të ngova, mos ta ni zanin kur t’foli unë,” ka thënë Agushi.

Krasniqi ka theksuar se në vend të reperit Gold Ag, në ditën e çlirimit të Skënderajt është dashur të ftohen këngëtarë më me vlera.

/RTV Dukagjini/