Lajme

A po i bashkohet Eman Rrahamni AKR-së?

06/21/2024 11:18
nga:Y I

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka ndarë gjatë ditës së djeshme një fotografi në rrjetin social Facebook me nënkryetarin e Aleancës Kosova e Re, Selim Pacolli.

Në mbishkrimin e fotografisë Rrahmani shkruan ” Me Selim Pacolli diskutime shumë të rëndësishme dhe përmbajtësore”

Por a është ky takim në vazhdën e dskutimeve për t’iu bashkuar këtij subjekti politik?

Një përgjigje në lidhje me këtë ka dhënë vetë Rrahmani për “Gazeta Blic”

“Jo, nuk do t’i bashkohem asnjë subjekti politik dhe as AKR-së” tha shkurt Rrahmani në përgjigjen e tij.

Kujtojmë se Rrahmani është një nga deputetët më të zëshëm të pozitës i cili herë pas herë ka dalë kundër qëndrimeve të partisë.

Ai është shprehur kategorikisht kundër votimit të ligjit për Kodin Civil.

Ndërsa kryeministri Kurti javë më parë ka paralajmëruar se do t’i sigurojë vetë personalisht votat për kalimin e këtij ligji.

E në ‘Paradën e Krenarisë’ që u mbajt dy javë më parë ai u shpreh se Republika e Kosovës është demokrate nuk e përjashton asnjërin dhe garanton barazi.

“Republika jonë është demokratike. Nuk e përjashton asnjërin dhe garanton barazi për të gjithë dhe secilën e secilin. E është pikërisht barazia që na e mundëson bashkimin, pamundëson përjashtimin dhe sjell gjithëpërfshirjen”

/Gazeta Blic/