Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka pasur disa akuza për Qeverinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje.
Lekaj para deputetëve të LVV-së ka pyetur se a i kanë ndryshuar qëndrimet, derisa, ka përmendur në fund edhe Zajednicën.
Deputeti i Aleancës tha se “Zajednica nuk kalon”, ka qenë refren i LVV-së.
Për këtë arsye e ka pyetur Qeverinë se a do të kalojë “Zajednica”, tash kur dialogu po rifillon me ndërmjetësim të Brukselit.
“Kryeministri nuk është këtu, por ka qenë refren i LVV-së që Zajdednica nuk kalon. Për fund po ju pyes, a kalon Zajdenica a nuk kalon?”, ka pyetur Lekaj.
Të njëjtit në mungesë të kryeministrit Albin Kurti iu është përgjigjur duke qeshur kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca.
“Me gjasë jo”, tha shkurtimisht ai.
LEXO EDHE:
Albin Kurti: Ju lutem mos më rrëzoni, se mandej …. ju faleminderit