Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas takimit me kryeministrin Kurti ka folur edhe për mundësinë e hyrjes në bashkëqeverisje me VV-në.
“Zero”.
Kjo ishte përgjigja e tij, kur u pyet se a mund të kemi një koalicion AAK- Vetëvendosje.
Ai i ka përjashtuar edhe zgjedhjet e reja, për shkak të bisedimeve, raporton Gazeta Blic.
Pas takimit, Haradinaj ndër të tjera tha se tema e diskutimit ishte marrëveshja finale me Serbinë, raporton Gazeta Blic.
“Ishte një takim me përmbajtje. Ishte me përmbajtje për marrëveshjen Kosovë- Serbi”, ka theksuar ai.
Haradinaj ka kërkuar garancë amerikane në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.
“Në diskutim për krejt nenet e marrëveshjes. Preambulën për nenet. Kemi provuar të japim kontributin tonë si AAK që Kosova të arrijë sukses. Besoj se duhet të vazhdojmë më tutje me aleatët tonë, Amerikën dhe evropianët”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj: Biseduam për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë


