Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur pas takimit që kishte me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Ai pas takimit tha se tema e diskutimit ishte marrëveshja finale me Serbinë, raporton Gazeta Blic.
“Ishte një takim me përmbajtje. Ishte me përmbajtje për marrëveshjen Kosovë- Serbi”, ka theksuar ai.
Haradinaj ka kërkuar garancë amerikane në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.
“Ajo që besoj që është e rëndësishme, duke ta ketë edhe vulën e Amerikës”, ka thënë Haradinaj.
“Në diskutim për krejt nenet e marrëveshjes. Preambulën për nenet. Kemi provuar të japim kontributin tonë si AAK që Kosova të arrijë sukses. Besoj se duhet të vazhdojmë më tutje me aleatët tonë, Amerikën dhe evropianët”, ka thënë Haradinaj.


