Lajme

“A është rastësi sot Vuciqi në Kuvend për marrëveshjen, sot Kurti në Kuvend”, Tahiri: Kurti do ta themelojë Asociacionin

02/02/2023 11:39
nga:N M

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksnadar Vuçiq janë koordinuar që sot në Kuvendet përkatëse në Prishtinë dhe Beograd të flasin për marrëveshjen.

Tahiri tha se “Qeveria Kurti do ta themelojë Asociacionin”,

“Nuk e di a është rastësi apo e sinkronizuar midis presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti, mirëpo në media raportohet që ai është duke e mbajtur një seancë për Kosovën në Parlamentin e Serbisë. Në të njëjtën kohë, kryeministri sot na jep një lajm që Kosovën e fut në një drejtim të ri”, tha Tahiri.

“Qeveria Kurti do ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në vendin tonë. Pra, ky moment, kjo ditë, duket të jetë një koordinim i mirë mes dy liderëve, pra mes kryeministrit tonë dhe presidentit serb, të cilët në të njëjtën ditë, në të njëjtin moment janë duke dhënë këto lajme”, tha ai.

Në replikë, kryeministri tha se “Zajednica nuk kalon”.

“Unë e kam të qartë që ju keni qejf me ua themelu Zajednicën, por Zajednica nuk kalon”, tha ai.

“Zajednicën e keni pranu ju”, shtoi Kurti.

Kurti: Këto janë gjashtë kushtet kryesore për formimin e Asociacionit