Në brigjet Detit të Zi ndodhet një ndërtesë, më saktë një pallat mbi 16750 metra katrorë.
Nga ajri, mund të dallosh lehtësisht, një kishë, shtëpi çaji dhe një amfiteatër por edhe një pistë për hokej. Mbi të, ndalohet fluturimi por edhe kalimi i anijeve të tjera përqark.
Kjo sipas një hetimi të nisur prej vitit të shkuar nga lideri i arrestuar tashmë i opozitës ruse, Alexey Navalny dhe i drejtuar nga grupi që e mbështet.
Ata thonë se kjo ndërtesë luksoze, gati-gati një pallat Mbreti, është ndërtuar posaçërisht për Vladimir Putin.


