Sporti

A duhet të vazhdojë Gliha në krye të Kosovës? Gani Sejdiu jep përgjigjjen: Duhet të marrim vendim pa u nxituar, shembull është Shqipëria

11/19/2023 17:11
nga:E K

Kosova ka barazuar dje në udhëtim me Zvicrën në rezultat 1-1.

Dardanët morën një barazim dinjitoz, por që zyrtarisht shuhen gjasat për kualifikim në “Euro 2024“.

Trajneri kosovar, Gani Sejdiu në një intervistë për “GazetaBlic Sport” ka treguar opinionin e tij lidhur me vazhdimin apo jo të Kosovës në ciklet e radhës kualifikuese me trajnerin, Primoz Gliha.

“Nuk mund të përgjigjem në mënyrë definitive nëse ai duhet të vazhdoj apo jo, por them që ndeshjet që ka zhvilluar Gliha deri tani nuk ka pasur presion, në një formë ishte ‘ushtrues detyre’ dhe kjo është shumë më lehtë sesa kur një trajner e merr një kombëtare për një cikël të ardhshëm kualifikues. Nuk e di nëse është i duhuri apo jo, kjo duhet të analizohet nga Federata nuk duhet të ngutemi pasi ka ardhur koha që të marrim një vendim të duhur mirë të menduar. Federata duhet të ketë kujdes në këtë aspekt që të evitohen problemet në mënyrë që kur të bëjmë zgjedhjen të jetë e duhura pasi ky do jetë momenti i fundit dhe duhet të mësojmë nga gabimet që kemi bërë dhe të mos përsëriten. Talenti është mundësia është, shembull është Shqipëria, kjo është një indikator dhe tregues që nëse planifikojmë mirë edhe ne mund të kemi këtë arritje“, tha Sejdiu për “GazetaBlic Sport”.