Lajme

A do të tentoni sërish karate ta zgjedhni presidentin?

04/28/2026 11:34
nga:G B

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Naim Bardiqi, është sfiduar pas mesazhit ‘karate’ që iu zbulua në seancën e mbrëmshmë në Kuvendin e Kosovës.

Ai u pyet nëse edhe sot do të tentojnë sërish karate ta zgjedhin presidentin.

Bardiqi deklaroi se ky ishte ka qenë një komunikim me sarkazëm i bërë mes miqësh, duke thënë se i është cenuar privatësia.

“Konsideroj se është cenim i privatësisë, ai vend është vend i punës për deputetët. Prandaj mesazhet në privat e konsideroj se nuk janë për publikun. Prej këtu kërkoj falje nëse ka pasur ndonjë rrezon, qoftë për Lëvizjen Vetëvendosje, qytetarët dhe votuesit. S’ka të bëjë me asgjë, as ofenduese e as asgjë”, deklaroi ai.