Deputetja e LVV-së, Arbreshë Kryeziu ka deklaruar se LVV është e gatshme të marr përgjegjësinë për nisjen e negociatavepër gjetjen e një emri konsensual si president i ri i Kosovës.
Kryeziu përRTV21 tha se LVV ka mirëpritur këtë qëndrim të LDK-së dhe se sipas saj kjo ështëzgjidhja e vetme në mënyrë që vendi të mos përfundojë në një preoces të ri zgjedhor.
Megjithatë sipas Kryeziut mbetët të shihet nëse qëndrimi i LDK-së për mbështetjene një kandidati konsensual është serioz dhe nuk ka qëllime të tjera.
“Tani e tutje do të ketë ndoshta takime edhe të mëtejshme ndërmjet krerëve, nuk e di nuk jam e sigurit për këtë, por deri më tani ky ka qenë qëndrim i yni dhe se ne e shohim këtë si zgjidhje të vetme përndryshe cfarë do lloj tentative tjetër të cilës do parti politike opozitare në kuvend sot njëjtë sikurse e PDK-së që po vazhdon të shkaktojë bllokada të tilla paralajmëron dëshirën e tyre për të shkaktuar një proces zgjedhor për të cilin nuk jemi pro dhe sigurisht si LVV do ta marrim përgjegjësinëqë të lëvizim në këtë drejtim të mos pruarjes së një procesi të ri zgjedhor për qytetarët por zgjidhjen e telasheve që në fakt kohëve të fundit janë shkaktuar nga partitë opozitare kur them kohëve të fundit i referohem edhe vitit të kaluar dhe këtij viti pra bllokada të vazhdueshme pikërisht sepse dëshira evetme e këtyre partive politike ka qenë shkuarja në zgjedhje të reja”, tha Kryeziu.


