Lajme

A do të bëjë koalicion LDK-ja? Përgjigjet Rukiqi

11/21/2025 19:42
nga:Sh R

A do të garojë e vetme apo do të bëjë koalicion, Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 2025-s?

Lidhur me këtë ka folur Berat Rukiqi nga radhët e këtij subjekti politik, në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Rukiqi tha se LDK të hënën e javës së ardhshme vendos se si do ti qasen procesit zgjedhor.

“LDK, edhe nëse i bashkohet dikush, i bashkohet nën logon e LDK-së. Ne e kemi strukturën tonë zgjedhore. Të hënën marrim qëndrimet se si do t’i qasemi procesit zgjedhor, ndërsa pjesa tjetër mbetet pjesë e negociatave të ndryshme që mund t’i kemi”, tha ai.

I pyetur nga moderatori Fidan Jupolli nëse të hënën do të ketë një pasqyrë të qartë, Rukiqi konfirmoi.

“Të hënën do ta keni të qartë se si do të ecë procesi tutje, me përgatitjet tona për zgjedhje”, tha Rukiqi.