Deputetja e VV-së, Rozeta Hajdari, nuk është përgjigjur nëse partia në të cilën bën pjesë do ta ndryshojë emrin e kandidates për kryeparlamentare, e cila në këtë rast është Albulena Haxhiu.
Hajdari veç u bëri thirrje deputetëve që të kryejnë siç tha ajo, obligimin kushtetues.
Ndryshe, pas pak pritet të nisë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pas tri javëve pa to.


