Lajme

“A do ta mbash një qëndrim? Vetëm një, të paktën?”

04/19/2021 23:15
nga:Gazeta Blic

Pas takimit të kryeministrit Kurti me shefin e EULEX-it në Kosovë, ka ardhur reagimi i zyrtarit të PDK-së, Betim Gjoshi, shkruan Gazeta Blic.

Gjoshi ka shtruar një pyetje për Kurtin, duke i thënë “A do ta mbash një qëndrim? Vetëm një, të paktën?”, duke kujtuar kritikat e Kurtit të bëra kohë më parë ndaj EULEX-it.

Shkrimi i plotë nga Betim Gjoshi:

A do ta mbash një qëndrim?
Vetëm një, të paktën?

A është EULEX-i ai misioni që sundon Kosovën?

A është EULEX-i ai misioni që e pengon krijimin e shtetit të Kosovës?

O Albin, a ki ndonjë analizë në jetën tënde që ia ke qëlluar për diçka? Vetëm një? Asnjë më shumë nuk po na duhet.