Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka kujtuar dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e vendit, me rastin e Ditës së Çlirimit.
Përmes një postimi në Facebook, Begaj ka vlerësuar sakrificën e bijve dhe bijave të Shqipërisë, të cilët, në periudhat më të vështira të historisë, vendosën lirinë e atdheut mbi jetën e tyre.
Ai ka theksuar se kujtimi dhe vepra e tyre duhet të ruhen dhe t’u përcillen brezave të ardhshëm.
“Sakrifica e tyre përbën një nga amanetet më të shenjta të historisë. Ata janë pjesë e ndërgjegjes sonë kombëtare”, ka shkruar Begaj.
Në fund, presidenti shqiptar ka uruar qytetarët për Ditën e Çlirimit.

