Edhe sot po mbahet protestë në Tiranë. Sikur edhe dje, protesta ka eskaluar sërish me protestuesit që ishin mbledhur para Kryeministrisë.
Proetstuesit kanë hedhur molotovë dhe fishekzjarre drejt efektivëve, duke nisur në këtë mënyrë një përplasje.
Policia ka ndërmarrë një ofensivë në bulevard për të larguar protestuesit nga zona para Kryeministrisë.
Një numër efektivësh kanë ndërmarrë disa shoqërime kundrejt protestuesve, teksa në pamje shihet një i ri i shtrirë në tokë, që tërhiqet nga efektivët.
Aktualisht, protestuesit janë zmbrapsur dhe policia po përpiqet t’i shpërndajë dhe të mos i lejojë të grumbullohen.


