Lajme

KFOR: Mbetemi të përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë

11/29/2026 10:03
nga:Genita C

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka ritheksuar përkushtimin për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, pa dallime dhe në çdo kohë.

Në një njoftim, KFOR-i ka theksuar se prioritet i tij mbetet transparenca, qëndrueshmëria dhe gatishmëria, duke kontribuar në krijimin e një të ardhmeje paqësore për gjeneratat e ardhshme.

KFOR-i ka bërë të ditur se misioni i tij është të ndihmojë në krijimin dhe ruajtjen e kushteve për një paqe të qëndrueshme, në përputhje me mandatin afatgjatë të Kombeve të Bashkuara.