Lajme

Momenti kur efektivi i lënduar shtrihet në tokë, kolegët i japin ndihmën e parë

11/28/2026 16:16
nga:Mergim Rreci

Një efektiv policie është lënduar në sheshin “Skënderbej”, ku vijojnë të qëndrojnë protestuesit pas përplasjeve me forcat e rendit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Siç shihet në pamje, efektivi ndodhet i shtrirë në tokë, ndërsa disa prej kolegëve të tij janë mbledhur përreth dhe përpiqen t’i japin ndihmën e parë.

Efektivët e tjerë qëndrojnë pranë tij, të pajisur me mburoja dhe skafandra.