Lajme

Aksident mes kamionit dhe autobusit në rrugën Pejë–Prishtinë, 10 persona të lënduar

11/27/2026 19:49
nga:Mergim Rreci

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën Pejë–Prishtinë, më saktësisht në fshatin Rixhevë të Klinës, ku janë përfshirë një autobus dhe një kamion.

Si pasojë e aksidentit, dhjetë persona kanë mbetur të lënduar, përfshirë edhe shoferin e autobusit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj, i cili ka bërë të ditur se për aksidentin u njoftua rreth orës 14:05.

Mes dhjetë të lënduarve është edhe shoferi i autobusit.

Të gjithë kanë kërkuar trajtim mjekësor.