Fshatrat e komunës së Prishtinës janë përfshirë në një zonë të certifikuar organike prej mbi 3 mijë hektarësh, një arritje kjo që dëshmon potencialin e këtyre viseve për zhvillimin e bujqësisë organike.
Havushe Bunjaku tregon se krijimi i kësaj zone ka qenë një sfidë e veçantë, sidomos duke pasur parasysh perceptimin për ndotjen e kryeqytetit. Megjithatë, sipas saj, fshatrat kodrinoro-malore të Prishtinës kanë kushte të përshtatshme natyrore për prodhim organik.
Ajo thekson se lartësia mbidetare, ajri, si dhe llojet e ndryshme të tokës, përfshirë tokën pjellore, gëlqerore dhe humusore, krijojnë kushte të favorshme për kultivimin e bimëve.
“Prishtina njihet si qytet i ndotur, por po aq të pastra janë edhe fshatrat e saj. Janë zona kodrinoro-malore, ku kemi ajër të pastër, lartësi mbidetare dhe lloje të ndryshme të tokës. Kjo ka qenë fillimisht sfidë, por pastaj edhe arritje, sepse kemi arritur të certifikojmë mbi 3 mijë hektarë tokë në komunën e Prishtinës”, shprehet Bunjaku.
/GazetaBlic

